E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E keqja fillon  nga G29 -ta  o Doktor….
Lajme

E keqja fillon nga G29 -ta o Doktor….

 

E kam fjalen pikerisht nga G-29 ose sic e quan ti Komisioni i Rithemelimit te PD…

Kam qene nder te paret qe haptazi, me kurajo, fakte e emra konkrete te kam shkruar publikisht per shume emra te ketij komisioni qe nuk perligjin kurresesi shpresen e besimin e demokrateve te vertete per Rithemelim…sepse me e pakta sot as kush prej nesh nuk pranon ta vesh dot xhaketen e vjeter per te re apo jo?

…Se pari ky komision kishte per detyre regjistrimin ne Gjykate te vendimeve te demokrateve [ me vote te lire demokratike] te kuvendit te tyre te 11 dhjetorit e sot pas dy muajsh kjo gje nuk eshte bere…

Se dyti kishte per detyre te njejten gje per rrezultatin e Referendumit te 18 dhjetorit dhe fatkeqesisht edhe kjo nuk eshte bere….

Se treti kishte per detyre te egzekutonte vendimet e mesiperme dhe ti rikthente paqesisht e ligjerisht demokratet ne shtepine e tyre edhe kete nuk e beri dhe deshtimi [ per faj te rende sidomos te provokatoreve te Bashes e Cetes se tij te mbrojtur nga Rama e shteti i tij kriminal]…por edhe per faj pikerisht te ketij Komisioni deshtimi qe me pasoja te renda …

Se katerti kishte per detyre regjistrimin ne kohe ne KQZ per zgjedhjet e pjeseshme te 6 marsit …edhe kete nuk arriti ta permbushe dot dhe deshtoi serisht…

E se fundi po ky komision te rekomandoj TY e ju serviri demokrateve tashme teper te zhgenjyer ”formulen magjike” te koalicionit me njerin prej armiqve te tij tradicionale e bese prereve te deri djeshem te tyre LSI e Mona-Likes…

Dikush po mundohet ta justifikoje e ta perligje kete koalicion te cilin une personalisht nuk e pranoj dot kurre …jo po eshte i perkohshem e vetem per zgjedhjet e 6 marsit…jo po na duhej LSI vetem per rregjistrim ne KQZ …jo po kandidatet jane tanet e ata s’kane asnje pretendim e asnje kandidat…jo po LSI po na jep komisioneret per ne zgjedhjet e 6 marsit ne menyre qe te mos na i vjedhe serisht Rama etj etj…teorikisht keto lloj justifikimesh edhe mund te qendrojne per momentin por Dardha e ka bishtin mbrapa…

Sepse imazhi i kalimit ne koalicion i PD qe pretendon se po rithemelohet po demtohet teper rende aq me shume ne nje bashke -mareveshje me nje parti tipike te Majte sic eshte LSI e Mona -Likes se ciles PD ja ka pare fort mire hajrin e sherrin bashke edhe nja dy -tre here te tjera…perjashtuar Bashen qe eshte i vetmi qe nuk ka goje ta shaje dot LSI se me votat e saj te djeshme u be Minister i Brendshem por edhe Kryetar Bashkie i Tiranes…

Dhe kjo LSI e sotme z.Berisha qe ju po kujtoni, besoni e mendoni se ”i leu ne zemer” tu beje juve kete lloj nderi…te jeni te sigurte se neser sido qe te vijne ngjarjet ne nje forme a tjetren do tu a kerkoje larjen e nderit mbrapsht…e qe ketu pastaj nisin ato te famshmet e te neveriteshmet pazare politike …te cilat jo vetem qe e kane shkaterruar prej kohesh themelin e nje demokraciet te vertete por njeherazi jane faktori kryesor i katandisjes se Shqiperise ketu ku eshte sot…

Ndaj e riperseris…faji komplet bie mbi G-29…ku mjaft te shikosh e te lexosh shume emra te saj…te gjykosh se jane pikerisht ata qe me shume i kane marre se sa i kane dhene PD nder vite…e se jane pikerisht ata pergjegjesit e fajtoret kryesore te katandisjes se PD se sotme ne kete fare derexheje…dhe atehere bindesh perfundimisht por edhe fatkeqesisht se zhgenjimi mes nesh demokrateve te vertete per nje Rithemelim real te PD e per rizgjimin e vlerave reale te demokracise e per riaktivizimin e qindra mijera demokrateve ne jeten e situaten tejet te renduar politike te vendit …eshte teper i madh !

Qe nga 11 dhjetori e deri me sot pra gati afro pas dy muajsh gjykoj se koha ishte plotesisht e mjaftueshme qe ky Komision te kish bere thjesht detyren e vet te ngarkuar nga vota e shumices se demokrateve gje qe nuk e ka bere …dhe jam mese i bindur qe asnje lloj justifikimi i tyre nuk qendron…ndaj dhe i fajesoj e ndaj te them qe ne titull te ketij shkrimi z.Berisha se nje Komision i tille e me emra te tille me nje te djeshme teper te dyshimte e te turbullt aq me shume i rekomanduar fatkeqesisht edhe prej jush e jo i zgjedhur me meritokraci reale per sejcilin prej tyre po nga vota e lire e demokrateve…natyrisht qe nuk mund ti bente e ti realizonte dot detyrat e mesiperme ndaj dhe sot jemi ketu ku jemi e ndaj dhe neser druaj se nese ende do vazhdojme qe per Rithemelimin tone te kemi perseri ne krye po kete komision e po me keta emra…edhe me keq se sa sot do shkojme…

Duhej riorganizuar me themel PD z.Berisha…qe nga logua e deri tek zgjedhjet ne fshatra e qytete , ne seksione e grup seksione…qe nga antaresimi e deri tek starti i jetes politike …

Ndaj nuk ishte e nuk eshte koha te ritakoheshe pa asnje shkak e te humbje kohen kot me demokratet e bazaes fjala vjen ne Shkoder, ne Patos, ne Vaun e Dejes etj pasi dihet qe bazen e ke me vete dhe ajo pret veprime e aksione konkrete te udhehequra nga ju e nga ai i ”famshmi” grup i rithemelimit…e nuk do me fjale e batuta jo po Lul brava jo po Lul shuli…

..Fjala vjen ..gjykoj se shume te efekteshme do te ishun protestat paqesore e thellesisht qytetare e demokratike te demokrateve te vertete para Gjykates apo KQZ per rregjistrimin e pranimin e forces sone te re politike PD e rithemeluar se sa vazhdimi kot e pa sens i takimeve me bazen…e me keq akoma sajimi i aleancave e koalicioneve te tilla skanaloze si ky i fundit me LSI e Mona – Likes…

Rithemelimi nis me ndryshimin rrenjesor te ketij komisioni o Doctor…ndryshe ta riperseris…ky nuk quhet Rithemelim por Riciklim …dhe riciklimi te shpie vetem mrapa e kurre perpara ok…

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.