E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E kërkon Italia,kapet pjesë e një organizate mafioze
Lajme

E kërkon Italia,kapet pjesë e një organizate mafioze

Policia e Durrësit ka ndaluar një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Shijak bënë të mundur ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht Agim Kolgjini 52 vjeç, banues në Shijak.

Gjykata e Genovës, Itali, në ngarkim të shtetasit të mësipërm ka lëshuar urdhër – arresti, për veprat penale “Pjesmarrje në organizatë të tipit mafioz” dhe “Ndihmë dhe shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në nenet 110, 81 dhe 416 të Kodit Penal Italian.

A.Kolgjini është ndaluar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.