E kishte ëndërr,pensionisti takon Ramën
Pasi i moshuari nga fshati Homçan i Pogradecit, Çelnik Shtupalli, 78-vjeç, shprehu dëshirën për të takuar kryeministrin Edi Rama, përmes një interviste për Euronews, ku tha se po priste prej pesë orësh për këtë gjë, duket se fjala e tij ka rënë në veshin e duhur.
Pensionisti shprehu dëshirën për të takuar Ramën dhe kryebashkiakun dhe për ti falenderuar për zgjidhjen e problemeve që kishte ngritur ndërsa pas përfundimit të mbledhjes 7-orëshe me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama e takuar 78-vjeçarin.
Takimi i shkurtër u zhvillua në Tushemisht. Gjatë bisedës, i moshuari i kërkoi kryeministrit asfaltimin e rrugës së fshatit Homçan, në Mokër të Pogradecit, e cila është rreth 4 kilometra e gjatë.
Në takim ishte edhe kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli. Rama e pyeti për kërkesën e banorit, ndërsa Xhakolli u shpreh se rruga do të realizohet përpara përfundimit të mandatit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



