‘E lanë të vdiste’/ Skandal, Urgjenca Kombëtare nuk i dha ndihmë 27-vjeçarit nga Kavaja
Një skandal i vërtetë ka ndodhur me Urgjencën Kombëtare që ka për detyrë për të ndihmojë qytetarët.
Urgjenca Kombëtare nuk i është përgjigjur të riut 27-vjeçar nga Kavaja edhe pse ata u kanë treguar realisht në situatën ku ndodheshin.
Edhe pse kanë telefonuar shumë herë në numrin 127, urgjenca kombëtare nuk i ka ofruar ndihmën të riut i cili ishte njëkohësisht i sëmurë edhe me talasemi.
Familja e të riut nga Kavaja i ka dërguar mesazh edhe kreut të qeverisë Edi Rama, duke i kërkuar ndihmë në lidhje me atë që po ndodhte me të riun.
Janë dashur disa mesazhe që më në fund autoambulanca e urgjencës kombëtare të shkonte dhe të merrte të riun nga Kavaja e ta dërgonte në spital, dy ditë më parë.
Por duket se ndihma e dhënë ka qenë e vonuar, pasi i riu nuk ka mundur të mbijetojë as 48 orë në spital, duke humbur jetën.
**
Vdekja e 27 vjeçarit nga Kavaja ka regjistruar skandalin e radhës në menaxhimin që po I bëhet situatës nga COVID 19.
Edhe pse i riu kishte më shumë se 5 ditë që kishte rezultuar pozitiv me koronavirus e me simptoma, temperaturë e dhimbje edhe për shkak të sëmundjeve të tjera, atij nuk iu dha asnjë ndihmë, deri në momentin që gjendja e tij vajti në pikën kritike ku ndërhyja në spital ishte thuajse e pamundur për ta mbajtur në jetë
Që në ditën e parë, kur 27 vjeçari ka pasur simptoma dhe problemet për shkak të temperaturës së lartë ka telefonuar vazhdimisht në numrin 127 duke kërkuar ndihmë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, por nga ana tjetër e telefonit ka marrë përgjigje negative me argumentin se nuk kishin çfarë ti bënin.
Përball refuzimit për ndihmën mjekësore dhe shtrimin në spital për një mjekim më të specializuar, i riu ka vijuar të dergjet në shtrat sëbashku edhe me të vëllanë dhe nënën pot ë infektuar me COVID 19.Po
Pas refuzimeve edhe për ët ditën dytë nga ana e Urgjencës Kombëtare, familja e infektuar ka gjetur numrin e kryeministrit Edi Rama duke u detyruar ti shkruajnë atij për ndihmë, por edhe në këtë rast pa përgjigje.
Vëllai i viktimës i ka dërguar kryeministrit Edi Rama, të cilin media nuk e publikon për arsye etike e mos identifikimin e familjes së prekur nga kjo tragjedi. Por në përmbajtjen e këtij mesazhi, familja I kërkon ndihmë kreut të qeverisë, pasi gjendja e vëllait po përkeqësohet shumë e nga urgjenca nuk I jepet asnjë ndihmë
Mesazhi i dërguar Edi Ramës:
Përshëndetje zoti kryeministër…kam vëllain me Covid 19 por ka dhe sëmundje të tjera vuan nga Anemia Drepanacitoz dhe Hepatit B, gjendja e tij po përkeqësohet, marrim 127 nuk po na japin zgjidhje, ju lutem na ndihmoni!
Por ky nuk ishte i vetmi mesazh që i është dërguar Ramës. Pasi nga burime të tjera mësohet se vetë 27-vjeçari tre ditë para se të ndërronte jetë i ka shkruar kryeministrit, ku i lutej që ta ndihmonte pasi si ai dhe familja ishin keq.
Pas mesazheve dërguar Ramës dhe insistimit në numrin 127 dy ditë më parë 27 vjeçari u morr me ambulancë për tu transportuar për në Spital, por duket se mjekët e kanë pasur të pamundur për ti dhënë atij ndihmën që do e mbante në jetë. Por nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë ka reaguar për rastin ën fjalë, duke deklaruar se 27 vjeçari nuk vdiq nga COVID se ishte simptomatik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



