E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E lindi foshnjën  në shtëpi, vajza e madhe dyshohet se e ndihmoi për të hedhur  në lumë
Lajme

E lindi foshnjën në shtëpi, vajza e madhe dyshohet se e ndihmoi për të hedhur në lumë

Ngjarja horror në Tapizë/ Gruaja lindi në banesë, vajza e madhe hodhi foshnjën në lumë. E përfshirë, dyshohet e gjithë familja

Detaje të reja janë zbardhur rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë në Tapizë, ku një foshnje e porsalindur u hodh në lumë.

Policia ka dyshime se në ngjarjen e rëndë është e përfshirë e gjithë familja dhe se në momentin e lindjes së 42-vjeçares Leta Koçi, kanë qenë të pranishëm edhe anëtarë të tjerë. Dyshimet kryesore të policisë bien mbi vajzën e madhe të familjes, e cila mendohet se ka hedhur mbetjet e foshnjes në qese dhe pastaj në lumin e Tapizës.

Por kur është marrë në pyetje, vajza ka mohuar të ketë patur dijeni për foshnjen brenda qeses.

Deri më tani policia ka arrestuar vetëm nënën e foshnjes, pasi akuzohet për vrasjen e të porsalindurit. Ajo ndodhet në spital në gjendje të rënduar psikologjike, por ka refuzuar të bashkëpunojë me autoritetet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkaqet që e kanë shtyrë drejt një akti të tillë.

42-vjeçarja është nënë e 5 fëmijëve dhe për shtatzëninë e saj nuk kanë qenë në dijeni as mjekët e Qendrës Shëndetësore Tapizë. Ata thonë se me rastin janë njohur vetëm pas publikimit në media.

“Për rastin në fjalë jemi njohur nga mediat. Ne e njohim si familje shumë e mirë, nënë e përkushtuar, është nënë e 5 fëmijëve. Për pjesën e shtatzënisë skemi fare dijeni, nuk janë paraqit fare. I gjithë lajmi është marrë vesh nga mediat”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.