E masakroi burri me thikë, flasin fqinjët e çiftit Mamaj. 50-vjeçarja përcillet në banesën e fundit nga të afërmit
Fqinjët e Petrit Mamajt, i cili masakroi gruan e tij me thikë një ditë më parë në banesën e tyre në Fier, janë shprehur të habitur nga krimi i rëndë.
Ata kanë deklaruar në një prononcim për media se çifti nuk njiheshin si persona konfliktualë.“Në fillim morëm vesh sikur gruaja ishte varur. Nuk dimë të kenë pasur probleme me njëri-tjetrin. Jemi të shokuar”, është shprehur një nga fqinjët.
“Njerëz më të mirë nuk bëhen, na ka dhembur shpirti, ne kete pershtypje kemi. Ne kemi 50 vjet këtu, si njerz te mrekullueshem, njerez shumë të mirë, o Zot i madh nuk e dimë se pse ndodhi kjo gjë, nuk e dime si erdhi keshtu”, tha një tjetër nga fqinjët e Valentina Mamajt, e cila u nda nga jeta në moshën 50-vjeçare pasi bashkëshorti i saj e masakroi me thikë, për arsye xhelozie.
Çifti kishin dy fëmijë të rritur që ishin emigrantë në Gjermani.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



