E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E mbajti  peng në makinë arrestohet
Publik News

E mbajti peng në makinë arrestohet

Një 33-vjeçare ka përjetuar orë tmerri dhe paniku sot në Mat, pasi është mbajtur peng nga një burrë 15 vite më i madh se ajo, në makinën e tij.

Policia bën me dije se ka arrestuar 48-vjeçarin Davide Myzyri.

Nuk dihet asgjë rreth motivit të pengmarrjes, teksa policia tha se burri tani do akuzohet për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Njoftimi i policisë: Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. M., 48 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, pasi ka mbajtur për disa orë në makinën e tij, një 33-vjeçare, pa dëshirën e saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.