E motra e Dan Hutrës: Vëllai bëri burg kot!
Të hapen telefonat, Dani dyshonte për djalin, donte test ADN-je!
E motra e Dan Hutrës, vrasësit, i cili, ekzekutoi tre gra dhe plagosi tre të tjera, ka folur sot për herë të parë në një intervistë për mediat. Ajo është shprehur se i vëllai dyshonte për atësinë e fëmijës që priste ish-gruaja. Sipas saj, Dani i kishte treguar që nusja kishte mbetur shtatzënë 23 ditë para se të lidheshin dhe se fëmija nuk ishte i tij.
41-vjeçari i kishte kërkuar edhe testin e ADN-së, por ajo nuk kishte pranuar.

“23 ditë para se të lidheshin ajo ka qenë shtatzënë, ka kërkuar test ADN që ajo s’ia dha kurrë. Nuk ka ushtruar dhunë. Ajo ka thënë më ka dhunuar me fjalë, pse e tërhoqi deklaratën. Bëri 8 muaj burg kot. Mesazhet i keni në telefon, të hapen telefonatat, të saj dhe Danit. Pasi ka dalë nga burgu ka kërkuar ADN e fëmijës. Gjithë lufta është bërë për këtë fëmijë, edhe sot e dua ADN për atë fëmijë. Vetëm kur të dalë testi do dalë e vërteta. E ka provokuar për ta çuar deri në këtë pikë, çfarë nuk i thoshte. Nuk ka ia ka dhënë atësinë fëmijë, ai ka kërkuar t’i bëhet testi i ADN; nëse fëmija do të ishte i tij do merrte atësinë”, tha motra e Dan Hutrës.
Ndërkohë vrasësi i babait të Dan Hutrës, në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” në News24, duke kërkuar që të ruaj anonimitetin e tij i ka bërë thirrje shtetit që t’i ruaj familjen, pasi ndihen të kërcënuar.
Në një bisedë telefonike për moderatoren Evis Ahmeti, autori i vrasjes së babait të 40-vjeccarit, që tashmë e ka kryer dënimin për vrasje, tha se vrasja ka ndodhur për arsye prone.
“Unë Rrahman Selen nuk e njoh kurrë. As kam pasur të bëjë me te fare. Këto janë ngjarje të rënda. I bëj thirrje qeverisë që të mbrojë familjen se do bëhet ndonjë masakër. Dua që familja ime të mbrohet. Unë e kam vrarë babain e Dan Hutres. E kam kryer dënimin për këtë vrasje. E kam vrarë për arsye prone. Unë i bëjë thirrje për mbrojtje të familje. Mos na lëndoni më shumë ju lutem. Kur ndodhi masakra mu duk sikur pashë familjen time. Është tmerr, ose më keq ka ndodhur. Jam shumë i ngarkuar psikologjikisht. Nuk e mbaj mend se sa ka qenë Dani kur i vrava babain. Kur ndodhi kjo ngjarje, ika nga ai vend. Marrëdhënia ime me familjen e tij merre me mend sesi ka qenë. Ai kërkon që të vrasë një njeri që ska pasur të bëjë punë, e jo më. Verdiktin e ka dhënë shteti. Tani kam hallin e madh se si të shpëtoj kokën, familjen time.”, tha ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



