Almeda dhe Tolgahan ishin të ftuar në një televizion turk, në të cilin ia dhanë këngës shqipe, shkruan lajmi.net.
Motra e Almedës ka shpërndarë disa video në Insta-Story në të cilat shihet Almeda dhe bashkëshorti turk duke kënduar këngën ‘Më jep një pikë ujë’.
Derisa çifti performonin këngën, të gjithë publiku u ngrit në këmbë për të kënduar së bashku me ata.
Interesant ishte fakti se si aktori i njohur, Tolgahan i cili u martua me bukuroshen shqiptare ka mësuar këngën shqipe në detaje.
Me të njëjtën këngë çiftin i kemi parë duke kënduar e vallëzuar edhe në dasmën e tyre


