E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E Ngarkuara me Punë e SHBA,  vizitë në Gjykatën e Lartë: Është shënuar progres në reduktimin e çështjeve të prapambetura
Lajme

E Ngarkuara me Punë e SHBA, vizitë në Gjykatën e Lartë: Është shënuar progres në reduktimin e çështjeve të prapambetura

Sot, E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së, Nancy VanHorn, zhvilloi një takim me Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, si dhe me kryetarët e Kolegjeve Penale dhe Civile të Gjykatës së Lartë, Ilir Panda dhe Artur Kalaja.

Gjatë takimit, VanHorn përsëriti angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur përpjekjet e Gjykatës së Lartë në forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Ajo vlerësoi progresin e dukshëm të Gjykatës në reduktimin e çështjeve të prapambetura dhe e inkurajoi atë të vazhdojë punën me integritet dhe profesionalizëm për të avancuar më tej reformat në sistemin e drejtësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.