E nisi Saliu e bitisi Edi, si u shua “Dinamo” dhe kompleksi i saj
Rrallë klube në Europë kanë vuajtur si Dinamo jonë. Edhe pse ishte një nga klubet më të mira në Shqipëri për gjysmëshekulli, me një infrastrukturë komplekse dhe me shumë disiplina sportive, ku rezultatet kanë qenë mjaft të larta, Dinamo pas vitit 1990 u përball egër me komunistët që u shndërruan në antikomunistë të tipit Berisha e kompani, që bënë cmos ta shuanin kompleksin Dinamo e të ndërtonin aty për interesat e tyre qendra tregtare e pallate.
Ky ka qenë qëllimi i madh. Lëvizja e parë për të shkatërruar Dinamon ishte herët, nën qeverisjen e Berishës së parë, ose Berishës president, ku u ndryshua emri nga Dinamo në Olimpik. Por ky emërtim nuk i përshtatej Dinamos dhe falë edhe përpjekjeve të dinamovitëve u rikthye sërish emri Dinamo. Skuadra e futbollit vijoi të funksionojë, ashtu sikurse dhe lojërat me dorë e shumë sporte të tjera. Por nuk do të vazhdonte gjatë. Me riardhjen në pushtet të Sali Berishës në vitin 2005 Dinamo merr goditje të njëpasnjëshme deri në asgjësim. Në fillim u projektua prishja e të gjithë kompleksit sportiv, për të përmbushur “epshet” shkatërruese të Berishës në sport, me qëllimin final për të grabitur pronën dhe për t’i ndryshuar asaj destinacionin. Ky, pra, ka qenë prej fillimit qëllimi i politikës. Por kompleksi mbijetoi për meritë të fatit, por nuk mbijetoi Dinamo.
jencia Kombëtare e Sportit, nga ato VKM-të pacavure e fatale të Berishës, ku terrenet e Dinamos ia kalonte MTKRS-së në atë periudhë (2011), ndërsa stema mbetej te Ministria e Brendshme. U krijua një mish-mash që në fakt kishte vetëm një qëllim, shkatërrimin e Dinamos. Ardhja e qeverisë “Rama” pritej ta rehabilitonte Dinamon, kjo dhe për faktin se Edi Rama vetë ka qenë sportist i Dinamos. Por jo, edhe pse u bënë investime me krijimin e Parkut Olimpik, Dinamo nuk u përfshi në projekt. Dhe vetë njëshi i qeverisë pranoi se Dinamo nuk kishte më vend aty. E thënë nga kryeministri i vendit, ky ishte dhe fundi i Dinamos, një fund i hidhur, pasi skuadra e futbollit ka mbetur rrugëve, sportet e tjera dinamovite janë shuar dhe emri ka mbetur tani më vetëm më memorien e sportdashësve.
Në gjithë këto zhvillime, një institucion që mund të ngrinte zërin dhe ta përkrahte Dinamon ishte Federata Shqiptare e Futbollit, por nuk e bëri, madje më keq, duke u bërë palë me politikën për ta shkatërruar Dinamon, sepse edhe vetë FSHF po gëzon tani një hapësirë jo të vogël në kompleks ku do të ndërtojë selinë e saj. Të gjithë kafshuan nga një copë, sepse Dinamo mbaroi. E nisi Saliu dhe e bitisi Edi, duke i dhënë fund njërit prej klubeve më të ndritur të sportit shqiptar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



