E njihnit ‘kriminelin’ Bilbil Hasani?
Jam i sigurte që jo. Nuk kishte arsye pse ta njihnit. Arritja e tij më e madhe në jetë dukej që ishte bërja e katër fëmijeve. Arriti të dilte në media vetem pasi vari veten brenda paraburgut 313, atij të frikshmit, aty ku futen gjithë kriminelët e rrezikshëm, si Bilbili. Kishte vjedhur 120 mijë lekë. Të vjetra.
As lajm nuk ka mundur dot të bëhet në 2019 per këtë shumë. Por ama dora e rëndë e drejtesisë shqiptare, shteti ynë i ligjit dhe së drejtës, e mbajti kater a pesë muaj brenda, derisa Bilbili e zgjidhi vetë. A u vetvar nga turpi? Nga humbja e dinjitetit? Nga pamundesia per të paguar që të pershpejtonte procedurat? Nga inati? Nga dhimbja? Nga që u çmend? Kush do ta mesojë vallë ndonjeherë.
Per çfarë i ndyu duart me 120 mijë lekë të vjetra? Se ishte kleptoman, apo se kishte femijet pa bukë? Se ishte pa punë, apo se i kërkonte femija rroba? E kishte bërë dhe më parë, apo ishte fillestar?
Ndoshta kjo mund të sqarohet ndonjeherë. Por ama, nuk do sqarohet kurrë çfarë mut shteti është ky, që çon deri në vetvarje babën e katër femijëve pse ka vjedhur 120 mijë lekë të vjetra, konvertuar janë 100 dollarē, per kater muaj në paraburgim i binte 25 dollarê në muaj. Nuk mund të ndiqej në gjendje të lirë?! Apo s’kane me çfarë plotesojnë “sukseset” kundër krimit? Po fare mirë mund të themi të gjithë ne tani, sidomos moralistet hazerxhevap te tastierave, “mirë t’i behet, pse vodhi, shteti është shtet, etj, etj”, nga keto fjalet që i thuhen qesim kur janë mbi kurrizin e tjetrit. Por që me zor dalin, apo s’dalin fare kur lexojme perditë shkeljet milionëshe, por autoret vazhdojnë qetesisht të lidhin kollaren në mengjes, madje edhe kur ben vaki të kene pune me drejtesine, ndiqen ne gjendje te lire, derisa të harrohet “muhabeti” dhe të pushohet çeshtja.
Eshte njesoj si polici që i shkon me vetulla mbledhur asaj gruas që shet qepe duke ia hedhur poshtë, por qe i ka hundet e zëna kur gjithe ambienti vjen erë hashash.
Apo qendrimit radikal e strikt kur ndalohet nje makine e 2009 me familjare brenda qe ecen ne autostrade me 92 km/ore, dhe qendrimit si laraske kur me 180 km/ore i kalon tek kembet qerosi me BMW e 2019.
Që të mos flasim pastaj per prokurorët e gjykatësit (e keni vene re që janë të vetmit që kurrë nuk e permendin largimin nga vendi). Bilbili e mbylli vetë dosjen e tij. Nuk ia la kenaqesinë as prokurorit, as gjykatësit. Me çarçafin rreth qafes duke hequr nga kurrizi hallet (e duke ia ngarkuar barrën e rëndë familjes së tij), na tregoi, edhe njeherë si plot të tjerë më parë, se kjo shtëpia jonë është pa themele, ndersa “ustallarët” duan të ndërtojnë çatinë, teksa çirakët u mbajnë shkallët nē ajer duke i parë nga poshtë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



