Firma e Ilir Beqaj sapo fitoi tender tjetër me vlerë 800 milionë lekë
Nuk ka mundësi! Nuk ka se si shqiptarët të vidhen në këtë mënyrë! Kompania e Ilir Beqajt, e atij personazhit që pasi përfitoi mbi 6 milion euro tendera gjatë 7 viteve të Rilindjes, kërkoi uljen e pensioneve, ka fituar përsëri një tender të ri me vlerë rreth 800 milionë lekë të vjetra me TVSH.
Objekti i tenderit më të fundit të fituar nga kompania e Beqaj është “Mirëmbajtja e infrastrukturës Oracle Exadata”. E gjeni dot se cili entitet do t’i harxhojë këto para? Jo? Po ua themi: AKSHI, ose ndryshe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.
Emër i dëgjuar ë? Po, pikërisht ata tipat që ndër të tjera merren dhe me E-Albania. Rezulton se kjo shifër prej rreth 800 milionë lekë të vjetra do të shkojë për mirëmbajtje. Tenderi është publikuar ditën e sotme dhe mban numër reference REF-52564-03-03-2020.
Nga dokumentat publikë mësohet se INTECH+ e ka fituar këtë tender si bashkim operatorësh
bashkë me INFOSOFT SYSTEMS SHPK. Epo, i gëzofsh i dashur Ilir edhe këto miliona të tjera nga paratë e shqiptarëve!ok
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco






