E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E papritur! Largohet Sylvinho, FSHF prezanton trajnerin e ri
Lajme

E papritur! Largohet Sylvinho, FSHF prezanton trajnerin e ri

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka lënë të kuptohet se e ardhmja e pankinës kuqezi është tashmë e përcaktuar. Në një prononcim pas përfundimit të fazës “play-off” të kualifikueseve për Botërorin, ai theksoi se vendimi final i takon trajnerit Sylvinho, i cili ka në dorë një ofertë konkrete për vazhdimësinë.

Megjithatë, zhvillimet e fundit tregojnë se situata është më e qartë sesa duket në sipërfaqe. Edhe pse trajneri brazilian ndodhej në Tiranë gjatë ditës së sotme, prania e tij nuk lidhej me negociata për rinovim kontrate. Burime pranë federatës bëjnë të ditur se vendimi për ndarjen mes palëve është marrë prej kohësh dhe tashmë mbetet vetëm formalizimi publik.

Mungesa e një njoftimi zyrtar deri në këto momente pritet të marrë fund shumë shpejt, pasi është paralajmëruar një konferencë për shtyp, ku federata do të komunikojë përfundimisht mbylljen e bashkëpunimit me Sylvinhon, si dhe do të prezantojë emrin e trajnerit të ri të kombëtares.

Pavarësisht largimit, bilanci i Sylvinhos në krye të Shqipërisë konsiderohet tejet pozitiv. Nën drejtimin e tij, skuadra arriti një nga sukseset më të mëdha historike, duke siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Europian dhe duke prekur për herë të parë fazën “play-off” të një Botërori, një arritje që e vendos këtë periudhë mes më të suksesshmeve për përfaqësuesen kuqezi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.