E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E përjashtoi Basha/ Kuvendi nuk kthen Berishën në Grupin Parlamentar të PD
Lajme

E përjashtoi Basha/ Kuvendi nuk kthen Berishën në Grupin Parlamentar të PD

Sipas burimeve për News24, Kuvendi ka pranuar pjesërisht shkresën e Bardhit, duke rikthyer në grupin parlamentar të PD-së deputetët Tritan Shehu, Flamur Noka dhe Oerd Bylykbashi.

Po ashtu në faqen online të Kuvendit shihet lehtë përbërja e grupit parlamentar demokrat dhe mes emrave bien në sy edhe deputetët, të cilët ishin përjashtuar nga Lulzim Basha.

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi iu drejtua Kuvendit javën e kaluar përmes një shkrese duke bërë të ditur se anuloheshin të gjitha masat disiplinore ndaj deputetëve të djathtë.

Mes të përjashtuarve, përfitonte edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është pezulluar nga grupi parlamentar i PD me vendim të Lulzim Bashës në 9 shtator 2021 dhe më pas përmes ndryshimeve statutore të PD në Kuvendin e 18 dhjetorit 2021, u përjashtua.

Por emri i Sali Berishës nuk është marrë në konsideratë nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ndërsa në faqen e Parlamentit i përket listës së deputetëve jashtë grupeve parlamentar.

Iniciatori i rikthimit të të gjithë të përjashtuarve në PD, Gazment Bardhi tha se njeh grupin parlamentar demokrat si të tërë, atë që u shpërfaq në mbledhjen e 5 shtatorit 2023, përfshirë në të edhe Sali Berishën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.