E përndiqte dhe i çonte mesazhe në telefon, e reja shkon në Polici dhe denoncon 47-vjeçarin
E reja ka kallëzuar në Komisariat para uniformave blu me shqetësim, se 47-vjeçari, kishte kohë që e përndiqte dhe e shqetësonte përmes telefonit, duke e telefonuar dhe duke i dërguar mesazhe ngacmuese.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin Sh. H., 47 vjeç, banues në Patos, pasi ka përndjekur dhe ka ngacmuar në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet telefonit, një shtetase 30 vjeçe”, tha policia.
Ndërsa shtetasi me inicialet S. O., 25 vjeç, banues në Fier, u arrestua pasi u kap me një sasi e vogël lëndë narkotike cannabis sativa, të cilën e kishte bërë gati në paketim për t’ia shitur një shtetasi të mitur 14-vjeç.
I riu do akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



