E përplasi makina sapo zbriti nga autobusi, humb jeten 11-vjeçar
Ndërron jetë në spital 11 vjeçari që u aksidentua paraditen e sotme në Shkodër.
I mituri u përplas nga një makinë paraditen e sotme ndërsa po zbriste nga autobusi.
Polica bëri me dije se aksidenti ndodhi në aksin rrugor Shkodër – Velipojë, në fshatin Berdicë e Mesme. Mjeti me targë AA 120 TS, përplasi fëmijën E. R. 11 vjeç, banues nē fshatin Berdicë e Mesme.
Fëmija u dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, por nuk arriti të mbijetojë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



