E qëlluan 3 herë me thikë në zemër… ja kush ishte 16 vjeçari që humbi jetën në Durrës

Një sherr banal mes dy të miturve ka përfunduar në një tragjedi të vërtetë këtë të premte në qytetin e Durrësit.
Devi Lala, 17 vjeçar, pasi është konfliktuar me Angjelo Gjokazaj, 16 vjeç, e ka qëlluar atë tre herë me thikë në gjoks duke e plagosur rëndë të miturin.
Pavarësisht se i riu është dërguar në spital, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve. Fotoja që shihni më poshtë është e viktimës Angjelo Gjokazaj.
Mjekët kanë sqaruar se 16 vjeçari kishte marrë një goditje shumë afër zemrës dhe plaga e shkaktuar ka sjellë gjakderdhje të madhe, duke i shkaktuar kështu edhe vdekjen.
16 vjeçari, ishte nxënës në shkollën profesionale ‘Beqir Çela’ dhe sipas të afërmve, ai kishte shkuar me vonesë në mësim. Por mësuesja nuk e kishte pranuar brenda në klasë, teksa më vonë jashtë ambienteve të shkollës është konfliktuar me 17 vjeçarin me iniciale D.L. nxënës në gjimnazin ‘Naim Frashëri’ në Durrës.
Policia ka arrestuar autorin si dhe ka nisur hetimet për të zbardhur të plota shkaqet e ngjarjes tragjike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



