E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E qëlluan me sende të forta, policia shoqëron disa persona
Publik News

E qëlluan me sende të forta, policia shoqëron disa persona

Burimet paraprake nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në Sanxhak, rreth orës 20:15, ku shtetasi Lleji Lika, banues në Kurbin, pasi u qëllua nga disa persona me sende të forta, u dërgua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Mësohet se policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Po ashtu, policia vijon krehjen e zonës për kapjen e autorëve.

Ndërkaq, grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.

Njoftimi i plotë: 

Rreth orës 20:15, në Sanxhak Kurbin, shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin Ll. L., banues në Kurbin, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shoqëruar disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.