E quante ‘bishë’ Berishën në FB, SPAK dhe Gjykata çorientohen, zëvendësojnë avokatin e përzgjedhur
SPAK dhe Gjykata e Posaçme vendosën sot që të caktojnë një avokat kryesisht për kryetarin e PD-së, Sali Berisha.
Avokati Artan Simoni i caktuar kryesisht nga gjykatësja Irena Gjoka, për çështjen e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ‘fare rastësisht’ duket se është një ithtar iu qeverisë, e kjo duket edhe nga postimet e tij në rrjetet sociale.

Në një postim të para dy ditësh, Simoni ka sulmuar kreun e opozitës, Sali Berisha duke e cilësuar si ‘bisha është plakur’.

Të gjendur në këtë situatë të paprecedentë për drejtësinë, sipas një njoftimi nga Gjykata e Posaçme, SPAK ka kërkuar që të ndryshohet avokati Simoni me një tjetër avokat tjetër kryesisht që do të zgjidhet nga gjykata prej listës që ka.
Por këtë herë kanë vendosur të fshehin emrin e avokatit të përzgjedhur, nga frika se mos ndoshta edhe ai është një tjetër ithtar i pushtetit, dhe do të ju duhej ta ndryshonin sërish.
‘Njoftim
Me kërkesë të Prokurorisë, me qëllim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zëvendësoi avokatin Artan Simoni me avokat tjetër nga lista e avokatëve kryesisht dhe i la kohë të njihet me aktet.
Seanca do të zhvillohet në datën 26.10.2023 ora 10am’, thuhej në njoftimin e gjykatës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



