E refuzoi, a do të pranojë Rama të shkojë në SPAK?

Më 8 korrik 2024, mediat publikuan faktin që SPAK më 5 korrik i dërgoi Edi Ramës një shkresë zyrtare “Njoftim-Thirrje Paraprake”, duke e njoftuar se do të pyetej në funksion të hetimeve për disa çështje penale që lidhen me detyrën e tij si kryeministër. Kjo thirrje erdhi 24 orë pas arrestimit të ish-ministrit Ilir Beqja, duke treguar se SPAK po heton në nivelet më të larta të qeverisë.
SPAK i kërkoi Ramës që, pavarësisht agjendës së tij protokollare brenda apo jashtë Shqipërisë, të paraqitej brenda datës 25 korrik 2024 për të dhënë dëshmi lidhur me disa çështje nën hetim, përfshirë landfillët, koncesionet në shëndetësi, kontratat e pasurive me “1 Euro”, pasuritë e dhëna si “Investitor Strategjik” dhe lidhjet me çështjet “McGonigal” e “Luftar Hysa”.
Megjithatë, Rama ka refuzuar paraqitjen për dhënien e dëshmive, edhe pse iu dha 20 ditë kohë për të krijuar mundësinë e kontaktit në SPAK ose në zyrën e tij në kryeministri, siç e përcakton ligji për drejtuesit e lartë shtetëror. Zyra e kryeministrit i është përgjigjur Altin Dumanit se Rama nuk mund ta zbatojë kërkesën për shkak të agjendës së ngarkuar ndërkombëtare. Në vend të tij, është ofruar që sekretari Ëngjëll Agaçi të përgjigjet me shkrim.
SPAK ka kërkuar prezencën fizike të Ramës, duke refuzuar përgjigjet e sekretarit të Përgjithshëm. Kryeministri do pyetet nga hetuesit e BKH-së në prezencë të Altin Dumanit dhe një përfaqësuesi të FBI-së. Seanca mund të mbahet në mjediset e kryeministrisë, por Rama e ka shmangur deri tani këtë detyrim ligjor.
SPAK dhe agjentët e FBI-së brenda SPAK-ut e BKH-së janë të vendosur të marrin në pyetje kryeministrin, duke mos hequr dorë nga kërkesa e tyre për transparencë dhe drejtësi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



