E rëndë, arkitekti hidhet nga kati i gjashtë tek “Myslym Shyri”
Tiranë
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur rreth orës 20:00 në Tiranë pranë rrugës “Myslym Shyri”.
Një 35-vjeçar me iniciale A.Q. është vetë-hedhur nga kati i gjashtë i një pallati.
Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Nuk dihen ende arsyet e këtij akti tragjik.
Në vijim njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 15.10.2022, në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i banesës, shtetasi A. Q., 35 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



