E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E rëndë/Gjendet një një valixhe trupi i pajetë i studentes shqiptare në Romë
Flash

E rëndë/Gjendet një një valixhe trupi i pajetë i studentes shqiptare në Romë

­

Studentja shqiptare, 22-vjeçare që rezultonte e zhdukur prej një jave në Romë është gjetur e pajetë, trupi i së cilës ishte futur në një valixhe dhe i hedhur në një zonë të pyllëzuar.

Ilaria Sula u zhduk më 25 mars në zonën Furio Camillo ku jetonte në një apartament që ndante me disa shoqe.

Familjarët ishin shprehur shumë të shqetësuar mbi fatin e 22-vjeçares dhe kishin bërë denoncim për zhdukjen e saj në stacionin e policisë në San Lorenzo.

Sipas mediave italiane, vajza u largua pas ndarjes me të dashurin me origjinë filipinase.

Prindërit  të cilat nuk mundën të kontaktonin me 22-vjeçare, denoncuan rastin menjëherë në polici.

E reja ishte duke studiuar për Statistikë në Universitetin La Sapienza.

Përveç familjes së saj, të cilët kishin alarmuar të martën rrjetet sociale, për ta gjetur atë ishin mobilizuar edhe miq e kolegë, duke publikuar fotografi të shumta të së resë.

Hetimet për vrasje nga i dashuri

Pista kryesore e policisë është ajo e vrasjes, teksa policia ka arrestuar të dashurin e saj.

Hetimi mori një kthesë dramatike gjatë natës kur hetuesit e policisë mbërritën në banesën e filipinasit në via Homs, në lagjen afrikane , ku në mëngjes policia mjeko-ligjore kreu një inspektim. I njëjti i ri, me të cilin viktima shkruante prej kohësh mesazhe në mbrëmjen e zhdukjes së saj, u identifikua nga policia dhe u dërgua në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe më pas u arrestua.
Në mbrëmjen e zhdukjes së saj, Ilaria me sa duket ishte larguar nga shtëpia me nxitim për të takuar dikë. Prindërit e saj, të cilët jetojnë në Terni, raportuan se ajo nuk kishte marrë asgjë me vete, madje as grim, por se celulari i saj mbeti duke punuar deri në një pikë dhe se dikush madje i ishte përgjigjur mesazheve të saj.

Trupi i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur më 25 mars, është gjetur sot brenda një valixheje të hedhur në një luginë në Itali. Autoritetet dyshojnë se vrasja është kryer nga ish-i dashuri i saj, filipinezi Mark Samson, në banesën e tij dhe në prani të prindërve të tij.

Babai i viktimës, Flamur Sula, ka treguar se të shtunën kishte bërë denoncimin për zhdukjen e vajzës, ndërsa të dielën e kishte takuar në komisariat Mark Samsonin, i cili dukej i shqetësuar. Sipas tij, e bija kishte komunikuar për herë të fundit me ta të martën, duke u thënë se do të kthehej në shtëpi të shtunën.

“Hera e fundit që kemi dëgjuar Ilarian ishte të martën dhe na tha se do të kthehej në shtëpi të shtunën”, tregon ai në një intervistë në programin “Chi l’ha Visto?” që do të transmetohet sonte në orën 21:20 në “Rai Tre”.

Pas kësaj telefonate, familja kishte marrë mesazhe nga telefoni i saj, ku thuhej se ajo ishte larguar me një djalë dhe një vajzë dhe do të kthehej pas një muaji.

“Ajo jeton me shoqet në Romë, ku ndjek universitetin. Ajo ishte telefonata e fundit, pastaj kemi marrë mesazhe nga telefoni i saj. Ishte sikur të ishte vajza ime që shkruante: ‘Ciao, babi, mos u shqetëso. Jam mirë. Jam larguar me një djalë dhe një vajzë. Do të kthehem në Terni pas një muaji’”.

I ati dyshoi menjëherë se nuk ishte vajza e tij që shkruante, pasi ajo do të kishte telefonuar nëse gjithçka do të ishte në rregull.

“Shkruante ‘mos u shqetëso, jam mirë’. Kjo gjë na ngriti dyshime. Nëse do të kishte qenë vërtet vajza ime, do të më kishte telefonuar. Të shtunën shkuam të bënim denoncimin për zhdukjen e saj. Më pas, të dielën, në komisariat takuam Mark Samsonin, të dashurin e vajzës sime. Nuk e dinim që ishin ndarë. Ai na tha se i vinte shumë keq, se ishte i shqetësuar për zhdukjen e saj. Duket i qetë, madje më përqafoi.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.