E rëndë/Humb jetën 48-vjeçari, i bie atak kardiak dhe përplaset me shtyllën
Një ngjarje tragjike ka ndodhur rreth orës 12:10, në fshatin Karbunarë e Madhe të Lushnjës, pas një aksidenti një person ka mbetur i vdekur.
Raportohet se shtetasi Edi Llupo, 48 vjeç, dyshohet se gjatë drejtimit të automjetit, si pasojë e atakut kardiak, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit.
Më pas mjeti tip Benz është përplasur me një shtyllë elektrike. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



