E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E rëndë! Mbytet pushuesi nga Kosova në Velipojë
Lajme

E rëndë! Mbytet pushuesi nga Kosova në Velipojë

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në zonën e “Plazhit të Vogël”. I moshuari ishte futur në det për t’u larë kur dyshohet se pësoi arrest kardiak.

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e sotme në Velipojë, ku një 82-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën teksa ndodhej në det.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja është regjistruar rreth orës 15:30 në zonën e “Plazhit të Vogël”. I moshuari, i identifikuar me inicialet E. M., dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë kohës që po lahej.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, 82-vjeçari ka humbur ndjenjat në ujë dhe më pas është mbytur.

Pas njoftimit për ngjarjen, në vendin e incidentit kanë mbërritur shërbimet përkatëse dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur verifikimet për të sqaruar me përpikëri dinamikën e ngjarjes.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.