E rëndë në Itali/ Avioni rrëzohet dhe shpërthen në flakë, humbin jetën 8 persona, mes tyre edhe një fëmijë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një avion i vogël privat u rrëzua në Milano, e për pasojë vdiqën 8 persona që ndodheshin në bord.
Ansa” raporton se mes viktimave është piloti, ndihmës-piloti, 5 persona të rritur dhe një fëmijë.
Mësohet se avioni ishte nisur nga Linate me destinacion Olbia-n dhe u rrëzua mbi një ndërtesë në rinovim, që përdorej për zyra dhe parking autobusësh.
Banorët dëgjuan një zhurmë të fortë dhe më pas një shpërthim, e më pas ndërtesa dykatëshe u përfshi nga flakët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



