E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E rëndë në Shkodër, digjet 17-vjeçarja, u bllokua në banesë është në gjendje të rëndë
Lajme

E rëndë në Shkodër, digjet 17-vjeçarja, u bllokua në banesë është në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Një 17-vjeçare është djegur në fshatin Rragam të njësisë Guri i Zi pasi banesa ku jetonte ka marrë flakë. Sipas të dhënave 17-vjeçarja Elizabeta Kola ka pësuar djegie të shkallës së tretë.

Zjarri në shtëpinë e saj ra mbrëmjen e kaluar rreth orës 21:00 kur ajo ndodhej në gjumë në një dhomë të shtëpisë.

17-vjeçarja nuk dëgjon dhe nuk mund të flasë dhe nuk ka mundur që të njoftojë familjarët e tjerë që ndodheshin në dhomën tjetër. Familjarët dhe fqinjët janë munduar të shuajnë flakët me kova uji dhe ia kanë arritur por 17-vjeçarja kishte pësuar djegie në shumë pjesë të trupit.

Vajza është dërguar drejt Tiranës tek reparti i djegie plastikës në gjendje të rëndë dhe ende nuk ka garanci nga mjekët nëse e ka kaluar rrezikun, shkruan bw.

Familjarët e saj kanë thënë se nuk e kanë lajmëruar zjarrfikësen për shkak se kanë gjykuar se nuk ka pasur kohë dhe mund të vononte.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.