E RËNDË NË SHKODËR, GJENDET BURRI I MBYTUR NË LUMË
Gjendet një person i mbytur në lumin e Bunës në Shkodër
Mësohet se burri rreth të 50-ave, është gjetur rreth orës 17:05 tek ura e Re e Bunës.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe shkaqet e vdekjes, ndërsa policia bën me dije se në trupin e tij nuk ka shenja dhune.
Sakaq, janë hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/ Informacion Paraprak
Më datë 13.03.2019, rreth orës 17:05 , tek ura e Bunës e Re, Shkodër, në lumin Buna, është gjetur i mbytur në ujë një shtetas i pa identifikuar,rreth moshës 50 vjeç, pa shenja dhune.
Po kryhen veprimet me Grup Hetimor .
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



