E rëndë, ra në kontakt me rrrymën elektrike vdes 29-vjeçarja në Durrës
Mëngjesin e sotëm është regjistruar një ngjarje tragjike në Durrës.
Një 29-vjeçare ka ndërruar jetë rreth orës 07:30.
E ndjera është gjetur pa shenja jete nga familjarët.
Dyshohet se vajza ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 07:30, në lagjen nr. 14, Durrës, është gjetur nga familjarët, në oborrin e shtëpisë, pa shenja jete, shtetasja S. H., 29 vjeçe, e cila dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



