E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E rëndë! Shembja e galerisë, policia kofirmon vdekjen e 2 minatorëve
Lajme

E rëndë! Shembja e galerisë, policia kofirmon vdekjen e 2 minatorëve

Nxirret trupi i dytë i pajetë, babai i 3 fëmijëve

Ka shkuar në dy numri i viktmave të minatorëve të zënë brenda nga shembja e galerisë në Tropojë. Policia njofton zyrtarisht se personi i dytë i nxjerrë i vdekur nga shembja e galerisë është i moshës 40-vjeçare.

Pavarësisht ekipit të Shpëtimit që ndërhyn kur ka avari në miniera, ata nuk kanë mundur të shpëtojnë të riun.

Në fillim u nxorr Adil Dautaj 41 vjeç dhe pak orë më pas është nxjerrë edhe Afrim Zhutaj, 43 vjeç. Zhutaj është nga fshati Kepenik dhe baba i tre fëmijëve.

Tropojë/ Informacion shtesë.

Në vijim të informacionit të dhënë më parë, në lidhje me shembjen e galerisë në fshatin Lajthizë, ku humbi jetën shtetasi A.D, 41 vjeç dhe mbeti i bllokuar në brendësi të galerisë shtetasi A.ZH, ju informojmë se:

Nga grupi i Avari-Shpëtimit të Minierave, punonjësit e Policisë dhe minatorët, u bë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit A. Zh., 40 vjeç, banues në Kepenek, Tropojë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.