E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E rëndë! Shqiptari vret bashkëshorten dhe i dorëzohet policisë në Zvicër
Lajme

E rëndë! Shqiptari vret bashkëshorten dhe i dorëzohet policisë në Zvicër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Maqedoninë e Veriut. Një shtetas 42-vjeçar me origjinë nga Shqipëria ka vrarë gruan e tij 39-vjeçare. Tragjedia ka ndodhur në Erlen në Zvicër, rreth orës 11:00 ku 39-vjeçarja është gjetur e pajetë në banesën e saj.

42-vjeçari ka telefonuar policinë duke thënë se kishte vrarë gruan e tij. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe e ka vënë në pranga. Prokuroria publike ka nisur një hetim penal ndërsa policia ka nisur hetimet. Të afërmit e viktimës kanë treguar se 39-vjeçarja ishte gjithashtu nga Maqedonia e Veriut. Ajo ishte nëna e tre vajzave adoleshente.

Dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë janë konfliktet mes çiftit, pasi sipas të afërmve të tyre, ata ishin drejt divorcit, ndërsa burri kohët e fundit ka qenë i paaftë për të punuar për shkak të një sëmundjeje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.