E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E rëndë/ Vetëvaret në tualetin e qelisë i dënuari me burgim të përjetshëm
Lajme

E rëndë/ Vetëvaret në tualetin e qelisë i dënuari me burgim të përjetshëm

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka bërë me dije se ditën e sotme rreth orës 05:20 ka ndërruar jetë në  Qendrën Spitalore të Burgjeve shtetasi, Njazi Raki Ceka, 86 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për  kryerjen e vepres penale “vrasje me paramendim dhe vrasje me dashje”.

Nga vlerësimi paraprak, konstatohet se vdekja e pacientit ka qenë pasojë e vetëvarjes në tualetin e qelisë së tij.

Institucionet e prokurorisë dhe policisë gjyqësore janë duke kryer hetimet mbi shkaqet e ngjarjes.

Njoftimi:

– Shtetasi Njazi Raki Ceka, i burgosur me dënim të përjetshëm, ishte shtruar në Spitalin e Burgjeve me datë 01.06.2023, për probleme kardiake i ardhur  nga IEVP FDurrës, ku ishte i akomoduar në Seksionin e Kujdesit të Veçantë, për arsye të gjendjes së tij shëndetësore.

– Stafi i Qendrës Spitalore, në momentin e konstatimit të ngjarjes nga ana e punonjësit të shërbimit, është përpjekur ti jap ndihmën e parë pacientit, por pa rezultat.

– Pas konstatimit të faktit, janë njoftuar familja e të ndjerit si dhe organet hetimore.

– Një ekip i DPB me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, është paraqitur në vend, për të vlerësuar situatën dhe veprimet e stafit, nga ora 07.00 e datës 12.06.2023.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.