E rëndë,një 58-vjeçar gjendet i varur në banesën e tij
Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Pogradecit.
Një burrë 58-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka varur veten në banesën e tij.
Sipas burimeve nga policia, ishin familjarët e viktimës ato që e gjetën atë në banesë, të pajetë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 në Pogradec ndërsa ende nuk dihen shkaqet që çuan 58-vjeçarin drejt aktit ekstrem.
Pavarësisht përpjekjeve të familjarëve për ta risjellë në jetë, 58-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



