E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“E sfidoj në numra dhe në kualitet”, Sinan Idrizi i drejtohet Fevziut: Dua të të bëj një ftesë…
Lajme

“E sfidoj në numra dhe në kualitet”, Sinan Idrizi i drejtohet Fevziut: Dua të të bëj një ftesë…

Presidenti i Flamurtarit dhe administratori i kompanisë së fluturimeve Air Albania, në një intervistë për Konica.al me gazetarin Mentor Nazarko, ka folur rreth jetës së tij, pasione dhe biznesit.

Intervistën me Idirizin, Nazarko e ka cilësuar jo të zakonshme. “Kjo bisedë është e pazakontë sepse i ftuari është një ndërmarrës, një njeri i sportit, por do të zbulojmë që është edhe më shumë se sa kaq…”, deklaron Nazarko.

Sinan Idrizi në këtë intervistë ka zbuluar dhe hobet e tij, që përveç biznesit dhe sportit ka dhe leximin e librave.

Administratore i Flamurtarit është shprehur se ai ka më shumë se një bibliotekë dhe sfidon Blendi Feviun.

“Jo, hobi im i parë dhe i fundit është leximi, ta them me krenari pasi jam vlonjat… Di që Fevziu ka një bibliotekë shumë të madhe, më kanë thënë… E sfidoj në numra dhe në kualitet. Dua t’i bëj një ftesë ta sfidoj me bibliotekë. Por këtu në Shqipëri kam një problem, nuk di se në cilën bibliotekë të shkoj. Ne kemi romanin, novelën, tregimin, esetë, po saxhistët (eseistët) ku janë?”, ka thënë ndër të tjera Sinan Idrizi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.