E shoqëruar nga shqiponjat mbërrin në gjykatë arrestuar e Elbasanit, Zamira Vyshka.
Ka mbërritur këtë të diel në ambientet e Gjykatës së Posaçme në Tiranë gjykatësja e arrestuar e Elbasanit, Zamira Vyshka.
Siç shihet dhe nga pamjet e mësipërme, gjyqtarja ka shkuar mjaft e kombinuar në GJKKO, ku ka veshur një fustan të bardhë dhe mban në dorë një çantë jeshile.
E shoqëruar nga Forcat Shqiponja në krah gjyqtarja është filmuar në momentin kur hyn në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Vyshka u arrestua dy ditë më parë për veprën penale të korrupsionit, pasi dyshohet se kishte përfituar shuma monetare nga familjarët e një të arrestuari, me qëllim zbutjen e masës së sigurisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



