E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E  shpëtoi kushëriri anëtarin e bandës së Niklës, Marklen Haka nga plumbat
Lajme

E shpëtoi kushëriri anëtarin e bandës së Niklës, Marklen Haka nga plumbat

Marklen Haka, anëtari i bandës së Niklës është ndihmuar nga djali i xhaxhait të tij pas atentatit që iu bë një ditë më parë. Mësohet se kushëriri nuk e ka dërguar Hakën në spital, por fillimisht është nisur drejt shtëpisë së Flamur Çangut, vëllait të Nazmi Çangut që ra pre e një grabitjeje pak muaj më parë.

Haka ka qëndruar aty për më shumë se dy orë dhe kur është parë e nevojshme ndërhyrja e mjekëve, është nisur me urjgencë drejt spitalit të Traumës.

Atentati ndaj Marklen Hakës u bë pasditen e djeshme kur 30-vjeçari ishte duke udhëtuar me një makinë tip “Golf” drejt Niklës. Ai u qëllua 20 herë me një automatik MP nga një makinë tip “Audi A7” dhe njëri prej tyre e qëlloi nga xhami i makinës kur ishte paralelisht afruar. Ai mori një plumb në pjesën e nofullës dhe ndodhet në spitalin e Traumës.Vetë ka rrëfyer se nuk i ka parë atentatorët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.