E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E tha dhe Batoni,Sali Berisha e bën fakt të kryer: Sandër Lleshaj do të shkarkohet
Publik News

E tha dhe Batoni,Sali Berisha e bën fakt të kryer: Sandër Lleshaj do të shkarkohet

kryeministri Sali Berisha e ka bërë fakt të kryer, atë që po kërkohet më së shumti sot nga opinioni publik dhe më gjerë; shkarkimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Sipas Berishës, vendimi është marrë dhe pritet të komunikohet sot nga Rama, vendim të cilin ish-kryeministri e pranon, por nuk pajtohet me mënyrën e vendimarrjes.

Përmes një shënimi në facebook, Berisha nënkupton rolin e “fuqishëm” që ka analistin Baton Haxhiu në qeverinë Rama.

Statusi i Berishës

Lleshaj ministri i trete qe shkarkohet nga Baton Stanishiqi!

Miq, ata qe ndoqen mbreme ne TV Klan emisionin Opinion te Blendi Fevziut, kuptuan qarte se fati i Gjeneral Hashashit ishte vendosur. Vendimin e komunikoi si me plotfuqi Baton Stanishiq.

Natyrisht nuk kam dhe nuk mund te kem asnje keqardhje per largimin e Leshajt por nuk mund te pajtohem me faktin qe vendimet per kabinetin ne Tirane merren njelloj si 75 vjet me pare ne Beograd.

Miq, Lleshaj i cili politikisht ndjese paste nuk eshte i pari minister qe shkarkohet nga Baton Stanishiqi.

Para tij jane edhe Xhafaj dhe ne paraemerim por pas komunikimit nga Rama eshte edhe Veton Surroi, te cilin Beogradi nuk mund ta pranonte per shkak te qendrimit te palekundur qe ai ka mbajtur per pavaresine e Kosoves. sb

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.