E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E thirrën në emër dhe e qëlluan në derën e shtëpisë
Lajme

E thirrën në emër dhe e qëlluan në derën e shtëpisë

Një 32-vjeçar është ekzekutuar rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme në Maqellarë të Dibrës. Autorët besohet se kanë qenë dy. Ata e kanë thirrur në emër viktimën dhe e kanë vrarë në oborrin e vilës së tij, me tre plumba në kraharor.

Viktima është Elsi Kosiqi. Shtëpia e tij, një vilë tre katëshe, siç shihet në pamjet më poshtë ndodhet në qendër të Maqellarës, buzë rrugës kryesore. Sipas policisë autorët kanë lënë disa gjurmë në vendin e ngjarjes, çka mund të ndihmojë grupin hetimor në zbardhjen e krimit dhe identifikimin e autorëve.

Nga të dhënat e para, thuhet se Kosiqi sapo ishte kthyer nga një udhëtim i shkurtër në Maqedoni. Ai kishte parkuar makinën dhe po mbyllte portën e shtëpisë. Autorët që e kanë ndjekur nga pas e kanë thirrur në emër dhe e kanë qëlluar për vdekje.
Policia ka shoqëruar disa persona, midis tyre edhe nga ata që ishin në konflikt me viktimën. Por ende nuk ka një të dyshuar për krimin.

Burimet thanë se Elsi Kosiqi kishte jetuar për vite në Itali dhe me paratë e emigracionit, bashkë me vëllezërit kishin ngritur një hotel në zonën e llixhave në Dibër.

 32-vjeçari Elsi Kosiqi, u që ekzekutua mëngjesin e sotëm në derë të shtëpisë në Maqellarë të Dibrës, u qëllua nga afër me tre plumba pistolete.

Burimet thonë se 32 vjeçari ishte me precedentë, ndërsa familja e tij ka edhe një hotel pranë llixhave të Dibrës, dy detaje këto që po përdoren nga policia në funksion të hetimit. Ndërkohë disa persona janë shoqëruar në lidhje me vrasjen, por policia ende nuk ka një emër për autorin.

Ngjarja u regjistruar rreth orës 01:30 të mëngjesit.Në atë kohë kanë vepruar edhe ekzekutorët, që siç duket kanë qenë duke e pritur.

Burimet thanë se 32-vjeçari sapo ishte kthyer nga Maqedonia, ku ka qëndruar në Dibër të Madhe për arsye që po verifikohen.

Pas krimit, autorët e kanë pasur të lehtë të largohen me shpejtësi, pasi banesa e 32-vjeçarit është shumë pranë rrugës kryesore.

Në zonë u ngritën postoblloqe në kërkim të autorëve, ndërsa ekspertët në vendngjarje mësohet se kanë sekuestruar prova të vlefshme për të rënë në gjurmë të autorëve.

Policia e Dibrës ka shoqëruar disa persona që kanë pasur konflikte me 32-vjeçarin, por ende nuk ka një të arrestuar për krimin.

 

Zyrtarisht Policia e Dibrës ka dhënë vetëm informacion paraprak për ngjarjen, por banorët në fshat në kushtet e anonimatit thonë se kishte precedentë.

Kosiqi, ndërkohë mësohet se më herët ka qëndruar në Itali dhe ka në pronësi një hotel pranë llixhave të Dibrës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.