E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E TRISHTË! Efektiv i Forcave Ajrore, kush është shqiptari që humbi jetën në Kroaci
Lajme

E TRISHTË! Efektiv i Forcave Ajrore, kush është shqiptari që humbi jetën në Kroaci

Gazmir Korbi humbi jetën mëngjesin e sotëm gjatë aksidentit tragjik në Kroaci, ku një autobus me targa shqiptare u aksidentua në rrugën kombëtare atje Split-Zagreb.

Korbi shërbente pranë Komandës së Forcave Ajrore dhe ky lajm është bërë me dije nga vetë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Përmes një postimi, Peleshi i prekur nga ky lajm tragjik i ka shprehur ngushëllime, familjarëve dhe kolegëve të ushtarakut të forcave ajrore.

“I dhimbshëm lajmi i ndarjes nga jeta të Gazmir Korbit, në aksidentin e ndodhur në Kroaci. Ai nuk mundi të kthehej më mes kolegëve të tij në kompaninë e mbështetjes në Komandën e Forcës Ajrore pas lejes së zakonshme.  Ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe dhe të parakohshme!”, shkruan Peleshi.

Një autobus me targa shqiptare u aksidentua rëndë në Kroaci, në rrugën kombëtare atje Split-Zagreb. Një person ka ndërruar jetë 9 të tjerë janë plagosur. Gazmir Korbi është shqiptari që ndërroi jetë

Nga aksidenti mbetën të plagosur 9 pasagjerë, përfshi këtu dhe shoferin që drejtonte mjetin, Po ashtu një grua, Naile Bajraktari, ndodhet në gjendje të rëndë, në reanimacion, në spitalin e Ogulinit.

Ndërsa dy pasagjerë të tjerë janë identifikuar si Armand Shaba dhe Ylli Muça.

Shoferi i autobusit humbi kontrollin për shkak të dëborës në rrugë dhe u përplas me një barrierë anësore. Nga aksidenti një pasagjer humbi jetën ndërsa 9 të tjerë mbetën të plagosur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.