E trishtë! Humb jetën punëtori shqiptar në Greqi
Një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Mytilene të Greqisë pas një aksidenti tragjik në vendin e punës. Ai u rrëzua nga lartësia teksa po punonte në çatinë e një banese, ndërkohë që detajet e ngjarjes dhe mënyra si ndodhi aksidenti mbeten ende të paqarta.
Mediat greke nuk kanë bërë publik identitetin e viktimës.
Pas ngjarjes, Qendra e Punës së zonës reagoi menjëherë duke dënuar incidentin dhe duke thirrur një protestë për sot në orën 12:00, në Sheshin Sappho.
Organizatorët synojnë të ngrenë zërin ndaj kushteve të pasigurta të punës dhe mungesës së standardeve mbrojtëse, që shpesh u kushtojnë jetën punëtorëve.
Në deklaratën e saj, Qendra e Punës thekson se rasti i fundit është një tjetër dëshmi e mungesës së masave të sigurisë në vendet e punës.
Ajo akuzon jo vetëm qeverinë aktuale, por edhe administratat e mëparshme për dështimin në garantimin e kushteve elementare të mbrojtjes, duke kërkuar reforma të menjëhershme për të shmangur tragjedi të ngjashme në të ardhmen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



