E trishtë, ishte në intubim, ndërron jetë fizioterapisti i Kombëtares shqiptare
Fizioterapisti i Kombëtares Shqiptare, Ylli Mihali ka ndërruar jetë pas infektimit me COVID-19.
Mihali ishte prej 2 javësh i intubuar në spitalin Infektiv, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.
Pak ditë më parë, Kombëtarja shqiptare i kushtoi një fanellë me dedikim një prej heronjve të heshtur që ajo ka pasur ndër vite.

Më shumë se sa një fizioterapeut, Ylli Mihali u shndërrua në një njeri tërëndësishëm pas kuintave për shkak të mirësisë që përcillte, urtësisë dhe devotshmërisë kundrejt punës.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



