E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E trishtë/ Mbytet 14-vjeçarja në Berat
Publik News

E trishtë/ Mbytet 14-vjeçarja në Berat

Një 14-vjeçare në Berat është mbytur në lumin Devoll. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në fshatin Fermë Partizani ku një grup adoleshentësh të moshës 14-15 vjeç kishin shkuar për t’u larë në lumë.

Shtetasja G.K., 14 vjeçe është futur për t’u larë dhe për pasojë është mbytur.

Punonjësit e policisë pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.