E trishtë/ Ndërron jetë te Trauma 21-vjeçari, u rrëzua nga tarraca e biznesit të familjes së tij në Lezhë
Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, 21-vjeçari Klajvert Çuni, i cili pasditen e 23 marsit ka rënë aksidentalisht nga tarraca e biznesit në pronësi të familjarëve të tij në fshatin Torovicë të Lezhës.

Pavarësisht përkujdesjes së bluzave të bardha, i riu i cili ishte futbollist i akademisë së Shënkollit, nuk mundi t’ju mbijetojë plagëve të marra në kokë e pjesë të tjera të trupit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



