E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E trishtë! Vdes në Shëngjin gazetari i njohur shqiptar i REL
Lajme

E trishtë! Vdes në Shëngjin gazetari i njohur shqiptar i REL

Isuf Kadriu, korrespondent i Radios Evropa e Lirë, ka vdekur papritur të dielën në moshën 52-vjeçare.

Ai ka vdekur si pasojë e një sulmi kardiak në qytetin e Shëngjinit në Shqipëri, teksa ka qenë për pushime në bregdet me familjen e tij.

Kadriu ka raportuar për REL-in nga Shkupi, prej vitit 2002 dhe është një nga emrat me të shquar në redaksinë e Radios Evropa e Lirë. Prej vitit 2008, ai ka qenë edhe zëvendës-kryeredaktor në median “Alsat” në Maqedoni të Veriut.

Ai ka lënë mbrapa vetes gruan dhe tre fëmijë, por dhe një trashëgimi të pashlyeshme me punën e tij në Radion Europa e Lirë. Ngushëllimeve ju bashkohet edhe redaksia e ” Publik.al”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.