E verteta e rrëzimit të pallateve në Thumanë
A mund të shmangej humbja e jetëve nga tërmeti i 26 nëntorit në pallatet e Thumanës? Pyetje e diskutuar shpesh këto kohë dhe për të cilën banorët e Thumanës, e kanë një përgjigje. ABC News ka mbledhur dëshmitë e të mbijetuarve dhe i ka përballur ato, me deklaratat e Kryeministrit Rama dhe anëtarëve pergjegjës të qeverisë.
Çfarë thanë ata pas tërmeteve të 4 korrikut dhe 21 shtatorit? Përse u lejuan të vazhdonin të jetonin në godinat e dëmtuara në strukturë dhe siguria që vinte nga propoganda në ERTV? Institucionet neglizhuan çarjet e strukturës nëpër banesat e tyre deri në momentin fatal kur mëngjesin e 26 nëntorit, pallatet ranë si të ishin prej kartoni.
kartoni.
Termeti i 26 nëntorit goditi më së shumti qytezën e vogël të Thumanës, ku shembja e dy pallateve mori jetën e 25 njerëzve. Por tragjedia duket se ka qenë e paralajmëruar. Banorët e mbijetuar të këtyre pallateve, shprehen mes lotësh se prej 1 viti e gjysëm kanë jetuar me ankthin e shtëpisë që mund tu binte në kokë. Banesat e tyre kishin pësuar dëme nga termeti i 4 korrikut 2018. Dëme që ishin thelluar nga termeti i 21 shtatorit 2019, dëme që shkaktuan tragjedinë më 26 Nëntor 2019.
Sipas të mbijetuarve autoritetet vendore, kishin shkuar i kishin parë shtëpitë në tetor, por nuk u kishin thënë që të mos hynin brenda.
Një grua në moshë shprehet për mikrofonin e Abc Neës “ju dhamë letrat, i fotokopjuan letrat e shpisë, edhe ma s’erdhi kush me u pa shpinë”.
Ndërsa një burrë, po prapë nga Thumana shprehur se “kanë ardhë i kanë shiku por jo me kompetencë ta plotë, pra nuk na thanë të rrimë apo të dalim”.
Kryeministri u kthye me urgjencë nga Frankfurti për të mbledhur qeverinë në mesnatën e 21 shtatorit.
“E bëjmë këtë mbledhje të jashtëzakonshme pasi jemi gjendur në një situatë të jashtëzakonshme, të një termeti të fortë që ka tronditur dhe ka alarmuar gjithë njerëzit. Ekipet stafet emergjencave do të inspektojnë nga afër çdo rast. Këto dëmtime strukturore të banesave e ndërtesave mund të rrezikojnë qytetarët. kjo është gjëja më urgjente që duhet bërë duke nisur nga neser”, tha ai.
Por vrulli i parë i kryeministrit dhe i qeverisë për të riparuar pasojat e tërmetit të 21 shtatorit, do të binte shumë shpejt. I fundit komunikim do të ishte 11 ditë pas tërmetit të 21 shtatorit, kur kryeministri doli në një konferencë të shumëpritur, por jo për pasojat e tërmetit dhe atje sqaroi çfarë kishte bërë ekipi i tij dhe çfarë pritej të ndodhte në vazhdim. Rama e mbylli ligjëratën me lutjen e besimin se gjenerata e tij nuk do ta shihte një tërmet të ngjashëm në vendin tonë….
/abcnews.al
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



