E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“E vetmja mënyrë për të pasur drejtësi është vdekja”- shqiptarja i vë zjarrin vetes në ambientet e gjykatës
Lajme

“E vetmja mënyrë për të pasur drejtësi është vdekja”- shqiptarja i vë zjarrin vetes në ambientet e gjykatës

Një 58 vjeçare me origjinë shqiptare i ka vënë zjarrin vetes në ambientet e gjykatës në Rimini të Italisë.

final-2

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15 minuta të mëngjesit të sotëm dhe natyrshëm ngjalli panik tek ata që ishin dëshmitarë të skenës së tmerrshme.

Gruaja tha se ishte përballur me padrejtësi në gjykatë për më shumë se 10 vjet. Kur mëngjesin e sotëm, arriti në katin e parë të ndërtesës, filloi të bërtiste me dëshpërim.

“Në Itali ligji nuk funksionon, kjo është e mjaftueshme, nuk mund të vazhdoj më kështu”-ka thënë midis të tjerash gruaja, cituar nga mediat italiane dhe pas kësaj, ka ndërmarrë aktin ekstrem.,

Pas nxjerrjes së një çakmaku nga çanta, shqiptarja i vu flakën xhaketës së saj me një material sintetik, e cila u përfshi menjëherë nga zjarri.

I pari që i dha ndihmë ishte avokati i gjykatës, i cili ishte në afërsi të saj.

“Dëgjova një grua duke bërtitur dhe nxitova për të parë çfarë po ndodhte. Para meje ishte zonja që bërtiste se ishte viktimë e padrejtësisë. ‘E vetmja mënyrë për të pasur drejtësi është vdekja’“, tha avokati duke cituar gruan.

Një ambulancë dhe brigadat e zjarrit shkuan në vendngjarje, duke ndihmuar gruan, e cila pësoi djegie të shkallës së parë në pjesën e sipërme të trupit.

Gruaja u dërgua më pas në dhomat e urgjencës.

58-vjeçarja ndodhet e shtruar në spitalin Infermi në Rimini jashtë rrezikut për jetën.

final-9final-10final-6final-5final-3final-5-6

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.