E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E vrau me armë dhe e hodhi në lumë, pas dy vitesh kapet vrasësi i shqiptares, nënë e dy fëmijëve
Lajme

E vrau me armë dhe e hodhi në lumë, pas dy vitesh kapet vrasësi i shqiptares, nënë e dy fëmijëve

Dy vjet pasi u gjet e pajetë në lumin PO, zbulohet vrasësi i shqiptares, nënë e dy fëmijëve. Mediat italiane shkruajnë sot se policia ka arrestuar vrasësin e shqiptares Lavdije Kruja.

Ai është shtetasi Franco Vignati, pensionist 64 vjeç nga Pavia. Ai u arrestua natën e shkuar dhe tashmë është në burg për vrasje.

Shqiptarja 40 vjecare u vra me një plumb pistolete dhe me pas u hodh në ujërat e lumit për të humbur gjurmët.

Trupi më pas u gjet rreth 10 ditë pasi ishte deklaruar e zhdukur nga familjarët e saj. Ajo ishte larguar nga banesa duke njoftuar se do të shkonte në një takim pune, por nuk u kthye më kurrë që nga 30 maji i vitit 2016.

Që në fillim u hodh poshtë pista e një zhdukjeje nga vetë gruaja, pasi ajo nuk kishte dhënë asnjë shkak të linte vetëm dy fëmijët e saj 13 dhe 17 vjec.

Nga hetimet e para dyshohet se pensionisti e kishte varrë në shenjë revolte ndaj grave, pasi e kishte lënë gruaja pak kohë para se të bënte këtë krim./panorama

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.