E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E vrava gabimisht, zbardhet dëshmia e autorit të krimit në Shkodër
Publik News

E vrava gabimisht, zbardhet dëshmia e autorit të krimit në Shkodër

 I penduar dhe i rënduar psikologjikisht është shfaqur autori i dyshuar Stjuart Smakaj që vrau aksidentalisht shokun e tij të ngushtë Gledis Kraja.

Smakaj pasi u vetëdorëzua një ditë më parë ka pranuar krimin e kryer ku humbi jetën shoku i tij i ngushtë.

Smakaj ka deklaruar në polici se gjatë sherrit shtetasi Denis Halili është larguar në drejtim të makinës së dezinfektimit dhe në atë moment i ka lindur dyshimi se mund të marrë ndonjë armë dhe në këtë moment është ngjitur me shpejtësi në katin e dytë në pallatin ku banonte dhe ka marrë armën me idenë për të qëlluar shtetasin Denis Halili por nuk e ka ditur se pas makinës ka qenë edhe shoku i tij.

“Kam qëlluar në drejtim të makinës ku ishte Denisi por nuk e dija se aty kishte shkuar edhe shoku im dhe e kam vrarë gabimisht”.

Smakaj ka sqaruar edhe pjesën tjetër të ngjarjes që sherri ka nisur për parkimin e kamionit të mobiljeve të cilat i kishin porositur dy vëllezërit dhe më pas janë konfliktuar fizikisht mes njëri-tjetrit.

Ndërsa shtetasi Denis Halili ka deklaruar se kur ka ikur në drejtim të makinës atë e ka ndjekur nga pas shtetasi Gledis Kraja që të mos futej brenda në mjet. Në atë moment kur të dy ndodheshin tek makina kanë dëgjuar krismat e armës.

“Kam ikur me shpejtësi, jam shtrirë dhe më pas kam ikur me vrap për ti shpëtuar plumbave. Duke ikur kam shikuar se Gledis Kraja ishte plagosur dhe ra në tokë”.

Në këtë ngjarje ishin përfshirë në njërën anë vëllezërit Smakaj, shoku i ngushtë Gledis që humbi jetën, babai i tyre dhe disa persona të tjerë ndërsa në anën tjetër pronari i mobilerisë nga Fushë Kruja, kunati i pronarit dhe shtetasi Denis Halili bashkë me shoferin e kamionit të mobilerisë.

Në kërkim ende shtetasi Sebastian Smakaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.