E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E vrava se me ma solli shpirtin aty ku nuk mban më
Publik News

E vrava se me ma solli shpirtin aty ku nuk mban më

Zbardhet dëshmia e autorit të ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Durrës ku Rruzhdi Tosuni 63 vjeç ka lënë të vdekur gruan e tij Hajdije Tosuni 59 vjeçe, pasi e ka goditur me levë hekuri.

63 vjeçari ka deklaruar se shkak për konfliktin që çoi në vdekjen e gruas ka qenë një zënkë për çështjen e dyqanit, të metrazheve ku ata ishin pronarë.

Dyqani nuk kishte ecur mirë kohët e fundit dhe autori i ka thënë të shoqes që ta shesin por ka hasur në kundërshtinë e kësaj të fundit. Pas një konflikti te çastit Rruzhdi Tosuni ka marrë hekurin me të cilin mbyllnin qepenin e dyqanit dhe e ka goditur gruan në kokë duke e lënë të vdekur në vend.

“Shkak për konfliktin është bere një zënke qe patëm për çështjen e dyqanit. Punët aty s’po ecnin mirë dhe i thashë ta shesim. Aty nisi gjithçka.  Ajo nuk donte. Llaf pas llafi situata u agravua. Në gjaknxehtësi e sipër e qëllova me hekurin që mbyllim qepenin (shufër hekuri me ganxhë), e godia në kokë”, ka thënë Ruzhdi Tosuni.

Bëhet me dije autori i ngjarjes tronditëse e ka njoftuar vetë policinë pasi ka vrarë të shoqen dhe më pas është ulur pranë dyqanit me metrazhe të cilin e kishte në pronësi dhe ka pritur efektivët që të vijnë ta marrin.

Dje u shfaqën disa pamje klithëse nga skena e krimit ku vajza e viktimës bërtiste me të madhe pranë biznesit të prindërve të saj, pasi kërkonte të shite nënë e saj të vdekur për herë të fundit.

Klithmat e vajzës ku përgjërohet të shikojë nënën e vrarë nga babai kanë prekur edhe policët të cilët janë përlotur nga kjo skenë e dhimbshme.

“Të lutem, të lutem dua ta shikoj. Të lutem, të përgjërohem”, ishin disa nga ulërimat e vajzës që dogjeheshin me të madhe.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Nr. 12,  pranë pallatit të sportit në Durrës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.