E zbulon Berisha, ja kush është “k*rva” që përmend Balluku në mesazhe
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas publikimit të bisedave të zbardhura mes zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, të përfshira në dosjen hetimore të SPAK.
Në një postim në rrjete sociale, Berisha ka komentuar përmbajtjen e komunikimeve, duke theksuar se në to Balluku përdor shprehje fyese për kryeministrin Edi Rama.
“Miq, ju lutem lexojeni këtë shkëmbim mesazhesh midis Rahmetlije Ballukut dhe Ervis Berberit, për të kuptuar rolin e Ramës në këtë aferë, ashtu siç e përshkruan ajo vetë,” shkruan Berisha, duke iu referuar materialeve të publikuara nga mediat.
Reagimi i tij vjen në vijim të zhvillimeve të fundit, pas marrjes të pandehur të zëvendëskryeministres Balluku nga SPAK për çështjen e tunelit të Llogarasë, ku janë përfshirë disa ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe ARRSH-së.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



